Aksion i madh i doganës: Zbulohen rreth 65 mijë euro që do të futeshin ilegalisht në Kosovë
Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësit e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 eurove, në Vërmicë.
Në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me policinë.
Gjatë kontrollit, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65.000 eurosh.
Rasti është dërguar për hetime derisa është marrë masa të menjëhershme e konfiskimit të 25% të shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16.250 eurosh. Pjesa e mbetur, 48.750 euro, deponohet deri në përfundim e procedurave të mëtejme.