Aksion i Policisë në një shtëpi në Veri, gjinden uniforma të Policisë e fishekë gjuetie

Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari në veri të vendit, saktësisht në fshatin Orahovicë të Zveçanit, njofton “Mitropol”.
Në kontrollin e kryer në ora 10:30 Policia nuk ka hasur tek i dyshuari i cili në momentin e kontrollit nuk ndodhej në shtëpi.
Në momentin e kontrollit Policia kanë gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë të gjuetisë dhe dy këmisha të PK-së.
“Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë./Mitropol/







