Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Aksion i Policisë në veri, gjenden sërish armë, pajisje për kriptovaluta dhe pajisje tjera të dyshimta (FOTO)

Me datën 22.01.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën “Kollashini” në qytetin e Mitrovicës Veriore.

TEBTEB

Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj.

TEB

Dëshmitë e gjetura dhe të konfiskuara janë:

• Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
• Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
• Një (1) karikator i revoles
• Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
• Një (1) Radiolidhje
• Një (1) kamerë vëzhgimi,
• Një (1) Divijar,
• Një (1) vulë metalike dhe
• Një (1) Letërnjoftim

Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

Pas hapjes së rastit, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani konfirmoi për “Mitropol” se i dyshuari është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor në veri dhe po intervistohet në lidhje me rastin.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim./Mitropol/

Koha