
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar mbrëmë pas mesnate disa persona në rrugën “Kralja Petra I”, afër bankës NLB në Mitrovicë të Veriut.
Siç kuptoj “Mitropol” gjashtë serbë u lidhën në rrugë dhe më pas u futën në automjetet e policisë e u dërguan në stacion.
Rrethanat e rastit ose arsyeja e arrestimit të këtyre personave nuk dihen ende.