LAJME

Aktakuzë kundër serbit që dyshohet se ka kryer dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Z.N, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.

Market Florenti
Roadside

Sipas njoftimit, hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i njëjti ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.”