Aurora Group
02LAJME

Aktivisti Besart Peci ka disa kritika për Bedri Hamzën, i thotë t’i ndalë sfilatat e drejtorëve

Aktivisti mitrovicas, Besart Peci, ka disa kritika në drejtim të Kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Peci thotë se Hamza duhet të ndërmarrë diçka për drejtorët e tij të cilët po bëjnë sfilata.

Medi

Postimi i plotë:

Bedri Hamza duhet me bo diçka për sfilatat e kabinetit të tij.

Inspektimet e investimeve kapitale duhet të bëhen nga menaxheri/ja e kontratës së projektit, e jo nga drejtori/esha, sepse vizitat fejsbukiane të drejtorëve/eshave në punime tregojnë mungesë vizioni e protagonizëm provincial, kurse inspektimi i shtuar, transparenca, vërejtjet e menaxherit/es së kontratës së projektit kapital tregojnë se sistemi është duke avancuar.

Thuajse në çdo kohë bombardohemi me informata për “sukseset” e drejtorëve/eshave, e gjendja në qytet e mjerë.

Në asnjë qeverisje lokale qytetarët/et nuk janë pasuruar me informata dhe lexime të rolit të menaxherëve/eve të kontratave.

Drejtori/esha është aty që të ndreqë sistemin, e jo pamjen vizuale të egos së tij/saj. Menaxheri/eja është aty edhe pas mandatit, sepse në vete përbën sistem.

Bedri Hamza çdo ditë po na e dëshmon se nuk është i interesuar për sistem. Komunën e Mitrovicës po e lexon kalimthi.

Koha