Medi
02LAJME

Aktivisti Liridon Kurti i reagon hoxhë Fatmir Latifajt i cili mundohet ta zbusë veprën e vrasësit të Albertit

Aktivisti i shoqërisë civile, Liridon Kurti i ka reaguar përmes një statusi publik hoxhës mitrovicas Fatmir Latifaj për një deklaratë të tij në lidhje me vrasësin e 26 vjeçarit Albert Muja, shkruan Mitropol.

Latifaj i cili njihet për pajtimet që kryen, në ligjeratën e xhumasë është munduar të arsyetojë vrasësin e Albert Mujës duke thënë se vrasësi mundet me qenë kriminel, por është fëmiu i dikujt, fëmiu i nënës së vet dhe nesër mundet wë edhe fëmiu yt të veprojë njësoj.

Dukato 1

“Ai munet me kon kriminel po osht fmi i dikujt, fmi i nanës t’vet, ose osht autor i një vepre, po du pak me zbut, osht autor i një vepre kriminale apo osht autor i një vepre t’keqe qe osht hala ma e butë, por është fmi i dikujt se munet nesër edhe fmija yt me bo diçka, munet edhe fmija jem me gabu diçka, na nuk jem të përjashtum nga gabimet asnjo, muj edhe une runa Zot me gabu. Ai Musa alejhiselam Musë kush u kon i biri i Imranit, i ka fol Allahu pa perde, edhe e ka myt njerin pa bigajri hak”, tha Latifaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kurtit i cili tha se kriminelët s’duhet amnistuar veç pse janë fëmijë të dikujt, pasi edhe ai që ka vdekur ka qenë fëmiu i dikujt.

“Edhe?! Çka bohet që osht fmija i dikujt? A duhet mu amnistu pse osht fmija i dikujt? Na krejt jemi fmija e dikujt. Edhe ai që ka vdek u kanë fmija i dikujt! Na s’po kërkojmë me u gjyku prindërit po krimi! Le ta merr përgjegjësinë për krimin që e ka bo.

Pejgamberi alejhisselam kur kanë dashtë me ia këputë dorën dikujt prej fëmijëve të parisë së Mekes për shkak të hajnisë ka thanë: edhe sikur të ishte Fatimja do ta ndëshkoja me të njëjtën ndëshkim.

Po kërkohet drejtësi. Nuk po kërkohet me u eliminu askush! Çdokush le ta merr përgjegjësinë e veprave të tij! Ju si hoxhë e dini shumë mirë ajetin kuranor:”Secili njeri është peng i veprave të veta!”, shkroi Kurti në Facebook./Mitropol/

Active