Alarm i rrejshëm për shpërthim të bombës, lirohet Aeroporti i Prishtinës

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një kërcënim me bombë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit të gjithë personat që janë gjendur brenda në aeroport janë nxjerrë jashtë dhe njësitë relevante të Policisë janë angazhuar në kontrollin e detajuar të hapësirave të aeroportit, shkruan Mitropol.
Pas kontrollleve të detajuara, duke mos pasur asnjë rrezik aeroporti është liruar dhe aktivitetet normale kanë vazhduar.
Kjo nuk është hera e parë që aeroporti i Prishtinës është kërcënuar me bombë, por fatmirësisht asnjëherë deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë shpërthim./Mitropol/







