TEB
KOSOVËLAJME

Alarmi i Konjufcës për të dytën herë për rrez’ikun nga Serbia, kërkon ndë’shkim për agres’ionin në Banjskë

Serbia ka për ta përsëritur Banjskën dhe atë me përmasa më të mëdha, tha për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kështu deklaroi Konjufca në një konferencë për media me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Medi

Konjufca në prani të zviceranit Nussbaumer foli për pretendimet territoriale të Serbisë karshi Kosovës të cilat, sipas tij, mund të përkthehen edhe në sulm konkret.

TEB

Ai u shpreh se derisa Serbia vazhdon të jetë aleate e Rusisë, ajo duhet të shihet si rrezik për tërë Ballkanin.

Nëse Serbia lihet e pa ndëshkuar lidhur me agresionin terrorist në Banjskë që u krye në shtator të vitit të kaluar, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenar por me përmasa më të mëdha”, tha Konjufca.

“Si një nga shtetet që nuk ka mbështetur sanksionimin e Rusisë përballë luftës së Ukrainës, dhe vazhdon të kultivojë bashkëpunim ushtarak me Rusinë, Serbia duhet të shihet jo vetën rrezik për Kosovën por të gjithë stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Të njëjtën gjë e tha Konjufca edhe para një jave kur në vizitë ishte kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq, me të cilën në konferencë të përbashkët për media tha se Serbia e trajton udhëheqësin e grupit paraushtarak, Millan Radoiçiq, sikur të kishte bërë ndonjë “shkelje trafiku”.

Konjufca tha se “kemi informacione të sakta” se po përgatitet një sulm ndaj Kosovës sikur ai i Banjskës së 24 shtatorit të vitit të kaluar.

Ndryshe nga Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në A2CNN shprehej se “nuk pres” Banjskë tjetër “së shpejti”, ngase, siç ka thënë ai, “terroristët e kanë marrë mësimin atë ditë”.

TEBTEB