Medi
02LAJME

Albin Kurti gëzon asambleistët mitrovicas, paga nga 220 euro iu bëhet 609 euro bruto

Në mesin e rreth 83 mijë punonjësve publikë, të prekur nga ky ndryshim i pagës janë edhe asamblistët e kuvendeve komunale në Kosovë.

Sipas Ligjit të Pagave, asnjë nga asamblistët nuk do ta kenë pagën e njëjtë, por e njëjta do të ndahet varësisht prej banorëve që ka një komunë e caktuar. Rrjedhimisht, pagat asamblistëve do të iu rriten ndjeshëm, pasi deri më tani ata kishin një rrogë bazë prej 220 euro.

Active

“Mitropol” ka biseduar me njohës të fushës dhe në bazë të llogaritjeve të tyre, 35 asamblistët e Kuvendit të Mitrovicës sot i bie që u gëzuan fort me ligjin e ri i cili pagën ua bën nga 220 euro në 609 euro bruto, ose rreth 560-570 euro neto, pasi koeficienti për ta është 5.8.

Me këtë ligj, asambleistëve mitrovicas paga iu rritet për 389 euro më shumë se paga para miratimit të ligjit të pagave.

Më poshtë gjeni edhe të plotë listën që prek anëtarët  e kuvendit komunal nëpër të gjitha komunat e Kosovës. E njëjta gjë vlen edhe për kryetarët e komunave dhe drejtorëve komunalë./Mitropol/

Dukato 1