Albin Kurti: Kemi më shumë vaksina AstraZeneca sesa Pfizer, merreni edhe vaksinën AstraZeneca

Albin Kurti u deklarua për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në lidhje me situatën covid-19 në Kosovë, shkruan Mitropol.
Kurti ndër të tjera e ka dhënë një informacion të rëndësishëm në lidhje me sasinë e vaksinave. Ai ka theksuar se Kosova ka më shumë vaksina AstraZeneca.
“Ju njoftoj se kemi më shumë vaksina AstraZeneca sesa Pfizer. Pra, ju lus mos u përcaktoni vetëm për vaksinën Pfizer, merrni edhe AstraZenecen. Kryeministri juaj, une, jam vaksionuar me dy doza të AstraZeneca”, tha Kurti.
Teksa ende po vazhdon konferenca për media e Kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Shëndetësisë Vitia. /Mitropol/








