Medi
KOSOVËLAJME

Albin Kurti: Nëse shekulli i kaluar ka qenë i rezistencës, i tashmi është i shtetndërtimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse shekulli i kaluar ka qenë i rezistencës, shekulli XXI është shekull i shtetndërtimit.

I pari i qeverisë, këto komente i bëri disa orë më vonë prej se kur me urdhër të tij është hapur Fondi i Sigurisë, fond ky që do të përdoret për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës.

Market Florenti

“Ai e di se dialektika e historisë sonë ka kaluar nga rezistenca te liria, nga liria te siguria. Sikurse e di edhe se pa ushtri cilësore dhe pa popull aktiv, asnjë projekt nuk është i sigurt”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, ai tha se kontributi dhe sakrifica në këtë fond kryhet në të tashmen, për të vendosur sigurinë në të ardhmen.

“Buxheti prej 100 milionë euro që kemi ndarë për Ministrinë tonë të Mbrojtjes është më i madhi ndonjëherë. Por tani si asnjëherë më parë duhet të jetë edhe më i madh, sepse investimi në siguri është investimi më i sigurt”, ka shkruar tutje Kurti, përcjell Klankosova.tv.

Kurti, gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës e edhe mërgatën që të ndajnë thirrjen dhe të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë shtetërore.

Premium Store