Dukato 2
KOSOVËLAJME

Albin Kurti pret në zyrën e tij, William Walker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ambasadorin amerikan në pension, William Walker, i njohur për rolin e tij historik gjatë luftës në Kosovë. Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Walker në shërbim të popullit të Kosovës.

“Faleminderit për rolin tuaj historik për popullin tonë dhe për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë,” u shpreh Kurti, duke vënë në pah rëndësinë që ka pasur zëri i ambasadorit Walker në ndërgjegjësimin e botës për krimet e kryera në Kosovë.

Pellini

William Walker është figura kyçe që denoncoi masakrën e Reçakut në janar të vitit 1999, ngjarje që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Emri i tij mbetet i lidhur ngushtë me periudhën më të rëndë të historisë së vendit dhe me përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Active 1