
Kryeministri Albin Kurti, i ka komentuar edhe veprimet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, që aktualisht është ministër në qeverinë Kurti II, shkruan Mitropol.
Kurti theksoi se nuk është në strategjinë e qeverisë dhe në interesin e saj shkarkimi i Rakiqit nga detyra e ministrit.
“Nuk është në interesin strategjik të Qeverisë shkarkimi i ministrit Rakiq” tha Kurti.
Shkrakimin e Rakiqit, Kurti, e sheh si destablizim të brendshëm në Qeveri.
“Nëse e shkarkojmë, do të ketë destabilizim të brendshëm në Qeveri, kjo nuk i kontribuon situatës”, shtoi Kurti:
Theksojmë se Kurti në këtë konferencë për media komentoi zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës. /Mitropol/








