
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, ish-policit të arrestuar në Serbi, shkruan Mitropol.
Kurti njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës në çështjen e lirimit të Spahiut
Ai tha se ekziston angazhimi maksimal për lirimin e tij./Mitropol/









