Premium Store
KOSOVËLAJME

Albulena Haxhiu në konferencë të jashtëzakonshme: Mbrëmë e kuptuam se janë zhdukur mostra të Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një konference të jashtëzakonshme për medie ka folur për rastin e Astrit Deharit, dhe disa gjetjeve të reja që raporton se janë bërë prej mbrëmjes së kaluar.

Ajo tha se janë zhdukur disa mostra të ish-aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes Astrit Dehari nga Laboratori i Toksikologjisë që funksionon në kuadër Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Active 1

Raportimi i mëposhtëm është kronologjik.

Haxhiu ka bërë të ditur se qasje në vendin ku ruheshin epruvetat e rastit Dehari çasje kanë vetëm tre persona. Si rrjedhojë ajo tha se mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit.

Për këtë punë ajo tha se e ka njoftuar prokurorinë e shtetit dhe policinë.

Mbrëmë në orët orët e vona jam lajmëruar se janë zhdukur disa mostra nga laboratori i toksikologjisë që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë e një akt kriminal. Për këtë arsye mbrëmë kanë mnjoftuar drejtorin e policisë dhe kryeprokurorin e shtetit. Neraksat-Mjatëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, në epruvetë e binës dhe një e lukthit. Na këto instituti, dy epruveta me gjak ja ka dhënë institutit Zvicran. Sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona”, ka thënë Haxhiu.

Ajo shtoi më tej se i dinte emrat e personave që kishin qasje në vendin ku ruheshin epruvetat.

“Unë i di emrat e personave që kanë qasje por s’mund t’i them ata sepse të njëjtit i di Policia dhe Prokuroria.”

Më tej, ministrja u shpreh që dyshon se kjo ka qenë e planifikuar por se megjithatë “fjalën e fundit do ta thotë prokuroria.”

“Nuk jam eksperte që të tregoj se a e dëmton rastin apo jo, vetëm jam e thirrur të tregoj një gjendje faktike,” – vazhdoi ajo.

Ajo tha se për një gjë të tillë ishte njoftuar nga udhëheqësja e Laboratorit të Toksikologjisë, dhe se në kohën kur ishte njoftuar kishte qenë në koncert të filharmonisë së Kosovës.

Tutje ministrja Haxhiu ka deklaruar se ky “akt i rëndë është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në atë të rinj”

Ne besojmë se ky akt i rëndë e kriminal që ka ndodhur në ambientet që do duhej të ishin të mbrojtura e te sigurta brenda IML-së ka për qëllim ta dëmtojë edhe më tutje këtë proces dhe të na vesh neve me përgjegjësi. Ky akt i rëndë është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në atë të rinj. Situata e krijuar është tepër e rëndë. Të vendosë hise dyshimi në gjithë IML-në por edhe në veprimtarinë e tij”, tha ajo.

Sipas saj vendi ku ruhen mostrat është shumë strikt.

Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt. Nëse ai ndiqet qartë kuptohet se kush janë përgjegjësit për këtë krim”, ka deklaruar Haxhiu./Nacionale

LAJMI NË PËRDITËSIM…

Dukato 1