Albulena Haxhiu njofton për vdekjen e babait: “Ishte shtylla jonë më e fortë”

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj.
Ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen, duke e cilësuar të ndjerin si shtyllën më të fortë të familjes dhe mbështetësin e saj më të madh. Haxhiu theksoi se babai i saj ishte njeriu që u mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, i mbajti gjithmonë të bashkuar.
Në reagimin e saj, ajo u shpreh se do ta dojë përherë dhe nuk do ta harrojë kurrë, duke shtuar se mungesa e tij do të jetë shumë e madhe.








