Aliu nga IHMK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, tregon kur pritet rënie e tyre

Kosova tashmë një kohë po mbizotërohet nga temperatura të larta, herë herë edhe me ndryshime të motit.
Lidhur me këtë, në një prononcim, meterologu Besim Aliu tha se gjatë ditëve të vikendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat për të shtunën parashihet të lëvizin nga minimalja 13-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 33 deri 37 gradë Celsius. Kurse të dielën minimalja 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 34-38 gradë Celsius.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, vayhdoi tutje ai.
Aliu tha po ashtu se gjatë javës së ardhshme deri me datë 18, temperaturat do të jenë afërsisht të ngjashme, pastaj parashihet rënie e lehtë e tyre.
“Deri me datën 18-të temperaturat do të jenë afërsisht të ngjashme, pastaj parashihen rënie të lehta për shkak se mund të ketë riga lokale”, theksoi ai.
Metereologu po ashtu shton se jemi shteti me temperatuart më të ulëta në krahasim me shtetet fqinje.
“Jemi shteti me temperaturat më të ulëta në krahasim me shtetet fqinje, kjo falë orografisë që ka vendi ynë, 50% male dhe 50% fusha e kodrina”, u shpreh ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës poashtu ka dhënë disa këshilla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë këto kohë në Kosovë.
Për këto udhëzime edhe metereologu thotë se duhet respektuar.
“Kujdes, respektoni udhëzimet e IKSHP-së”, përfundoi meterologu Besim Aliu.