LAJME

Aliu: S’ka asgjë zyrtare për zgjerimin e hetimeve për ambalazhuesit e ujit, jam në dispozicion të drejtësisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zgjerim të hetimeve të Prokurorisë Speciale për rastin e faljes së borgjeve ambalazhuesve të ujit.

Market Florenti
Roadside

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri ka thënë se është në dispozicion të drejtësisë dhe ligjit pa asnjë lloj hezitimi.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

“Unë nuk kam asnjë informacion zyrtar. I tërë informacioni që e kemi është marrë nga mediat që jam edhe unë i përfshirë, pa pasur një qëndrim zyrtar nuk mund të deklarohem për këtë. Jam në dispozicion të drejtësisë dhe ligjit pa as një lloj hezitimi. Nuk kam ndonjë informacion zyrtar në zgjerimin e hetimeve. Nga ai informacion mund të jemi pjesë e hetimit, por zyrtarisht nuk ka”, ka thënë ai.

Aliu ka theksuar se në mbledhjen e qeverisë, ministria që ai udhëheqë ka miratuar tri vendime të rëndësishme për jetën e qytetarëve.

“Sot arritëm që të miratojmë Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Miratuam koncept dokumentet për menagjimin e mbeturinave dhe morëm vendim për shpronësimin përfundimtar për masakrën e Reçakut. Vetëm për gjatë këtij viti task-forca e mjedisit ka ndërmarrë mbi 20 aksione sidomos nëpër lumenj për të ndaluar ndërtimet pa leje në parqe. Këto aksione kanë pasur sukses, janë konfiskuar pajisje”, ka thënë Aliu, raporton EO.