Medi
KOSOVËLAJME

Ambasada britanike mbledh liderët fetarë të Kosovës për deklaratë të përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore

 

Në përmbyllje të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë organizoi një takim të veçantë, duke ulur në të njëjtën tavolinë udhëheqësit më të lartë fetarë të vendit për nënshkrimin e një deklarate të përbashkët.

Active

Nën drejtimin e ambasadorit Jonathan Hargreaves, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, komuniteti hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore shprehën një qëndrim të përbashkët: dhuna nuk ka vend në fe, familje apo shoqëri.

Mbretëria e Bashkuar, si promotore globale në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, theksoi se barazia dhe dinjiteti njerëzor janë themel për paqe dhe prosperitet. Ambasadori Hargreaves nënvizoi se këto vlera janë kyçe për forcimin e kohezionit shoqëror dhe stabilitetit në Kosovë.

Gjatë fushatës 16-ditore, ambasada ka punuar ngushtë me liderët fetarë, duke u fokusuar te roli i tyre në formimin e normave dhe sjelljeve brenda komuniteteve. Sipas njoftimit, deklarata e nënshkruar përfaqëson një zotim publik për mbrojtjen e më të cenueshmëve dhe sfidimin e praktikave të dëmshme.

“Ajo dërgon një mesazh shprese se komunitetet fetare në Kosovë janë të bashkuara në thënien ‘mjaft’ ndaj dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Active 1