Ambasada e Kosovës në Izrael njoftim për qytetarët që ndodhen atje: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael ka këshilluar të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen atje të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.
Luten të gjithë që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://ëëë.oref.org.il/eng
Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, mund të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450.








