Aurora Group
KOSOVËLAJME

Amerikanët hapën xhami për afganët e vendosur në Bondsteel, do falet çdo vakt i namazit

Në kampin ushtarak amerikan në Kosovë, Bondsteel, është organizuar falja e Namazit të Xhumasë, e cila u fal nga hoxha Labinot Maliqi.

Ai tha se kjo ishte një privilegj për të.

Dukato 1

“Ishte privilegj që m’u bë nga ushtria amerikane dhe m’u mundësua që t’i vizitojë dhe të kujdesem që t’ua mbajë ligjeratën e xhumasë dhe ta kryejmë edhe faljen e namazit të xhumasë”

“Kryem së bashku edhe namazin e xhumasë, pas namazit ne patëm mundësinë që të ulemi dhe të flasim për gjithcka që ata i preokupon apo i shqetëson”, tha ai.

Hoxha tha se afganët ishin të kënaqur me kushtet aty dhe lavdëronin përgatitjet e ushtrisë amerikane.

“Kur je larg vendit tënd, nuk ndihesh i lirë dhe i relaksuar. Ai hezitimi për t’u përshëndetur ishte, por më pas u liruan dhe patëm një diskutim të mirë dhe në namazin e xhumasë morën pjesë një numër i madh i refugjatëve afganë të të dyja gjinive”, shtoi ai.

Maliqi tha se xhamia do të jetë e hapur edhe në ditët në vazhdim.

“Xhamia do të mbetët e hapur çdo ditë dhe falja e namazit të xhumasë do të bëhet cdo javë”,  tha tutje ai.

Tutje, Maliqi shtoi se ligjerata e sotme ishte përgatitur në gjuhën angleze dhe dikush prej afganëve që e njihte këtë gjuhë e ka përkthyer në gjuhën e tyre që ta kuptonin të gjithë ata që ishin prezentë.

Koha