Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Analistët “presin” Bedri Hamzën të marrë frenat pas Memli Krasniqit

Kryetari i deritashëm i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga ky post pasditen e së mërkurës.

Ndërkaq, në Rubikon të Klan Kosova, ai tregoi ekskluzivisht për prapaskenat që çuan në këtë vendim.

SultanDoner

Analistët e opinionistët janë të mendimit se në krye të PDK-së tash duhet të vijë Bedri Hamza, që ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Rrahman Paçarizi, në Rubikon tha se dorëheqja e Memli Krasniqit “s’ka kuptim nëse nuk vjen Bedri Hamza në vend të tij”.

Edhe Skender Musa tha se shpreson që “lider i ardhshëm i PDK-së të jetë Bedri Hamza”.

Ndërkaq, Azdren Shala po mendon se “topi tash është te Ramiz Lladrovci për t’u kthyer në PDK”.

E gazetari Berat Buzhala tha se veprimi i Krasniqit do të shkaktojë “cunami politik”.

eKiosk