Active 2
02LAJME

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje bënë nderime në ‘Shtëpinë Muze’ në lagjen e Boshnjakëve

 

Sot është shënuar 24 vjetori i masakrës në lagjen e Boshnjakëve, shkruan ‘Mitropol’.

Active 1

Në këtë ditë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të qendrës së Mitrovicës, kanë bërë nderime dhe vendosën lule në ‘Shtëpinë Muze’ në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Njoftimi i plotë:

24-vjetori i masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë, në 24-vjetorin e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve, bënë nderime dhe vendosën lule në ‘Shtëpinë Muze’ që ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, në nderim të 23 shqiptarëve të vrarë nga forcat kriminele serbe.

Më 15 prill të vitit 1999, forcat kriminele serbe pasi kishin mbledhur rreth 80 shqiptarë në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.

Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në Shtëpi Muze.

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

Koha