
Terminin po e rezervojnë me kohë. Madje të gjithë qytetarët e përcaktojnë orën dhe minutat e sakta kur ata janë në gjendje të shkojnë e të vaksinohen.
Mirëpo, ky termin nuk po respektohet nga Qendra e Vaksinimit në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Shumë qytetarë kanë paraqitur ankesat e tyre në lidhje me mbarëvajtjen e rendit në këtë qendër. Ata thonë se ani pse po shkojnë në kohën e saktë të përcaktuar, po detyrohen të presin me orë të tëra deri sa po u vie rendi.
Siç thonë qytetarët, në hyrje të qendrës rojtari del dhe ua merr letërnjoftimet, ndërsa qytetarët detyrohen të presin deri sa t’u vie koha për t’u futur brenda, pa u respektuar orari i vaksinimit.
Mitrovicasit u kanë bërë ftesë insitucioneve të merren seriozisht me rastin dhe të intervenojnë që orari i vaksinimit të respektohet në përpikmëri./Mitropol/








