
Në situatat emergjente të parët që ftohen për të dalë në vendin e ngjarjes janë policët, shkruan Mitropol.
Ata u ftuan edhe mbrëmë të punojnë nga 12 orë për shkak të situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës.
E sikur të mos mjaftoj kjo pjestarët e PK-së u ftuan edhe sonte ta sigurojnë ambientin për një koncert të rep artistit Unikatil që do të mbahet në Prishtinë.
E orari i tejzgjatur ka ndikuar që në adresë të Mitropol të vie një ankesë nga një polic.
Ai thekson se është ftuar dje në punë nga ora 18:00 dhe ka punuar deri në ora 10:00, ndërsa është ftuar edhe sot nga ora 19:30 deri në orën 02:00 pas mesnate.
Polici thekson se ky orar i tejzgjatur po e ulë efikasitetin në punë dhe në të njejtën kohë po kalon në pakënaqësi tek zyrtarët policor. /Mitropol/








