Medi
02KOSOVËLAJME

Ankohet qyetari në lagjen Bair: 12 shtëpi me rrezikshmëri të lartë, Komuna vetëm me procesverbal për lirimin – pa zgjidhje për strehimin e banorëve

Situata në lagjen Bair të Mitrovicës mbetet alarmante pas tërmetit të 10.02.2026, i cili sipas raportimeve ka qenë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Pas inspektimeve në terren, Inspekcioni i Ndërtimit ka konstatuar se edhe 12 shtëpi të tjera janë me rrezikshmëri të lartë dhe paraqesin rrezik potencial për shembje, duke urdhëruar largimin e menjëhershëm të banorëve nga këto objekte.

London

Sipas raportit zyrtar, më 11.02.2026 nga ora 10:00, inspektorët kanë dalë në vendngjarje për të vlerësuar gjendjen e shtëpive dhe stabilitetin e terrenit. Gjatë kontrollit është konstatuar se si pasojë e tërmetit ka pasur rrëshqitje të reja të tokës, ndërsa disa objekte kanë pësuar dëmtime të reja strukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e banimit.

Në disa raste janë evidentuar çarje të mureve mbajtëse, deformime të themeleve dhe lëvizje të dukshme të terrenit përreth objekteve.

Megjithatë, sipas banorëve, nga Komuna deri më tani është dorëzuar vetëm procesverbal për lirimin e shtëpive, pa u ofruar asnjë zgjidhje konkrete për strehimin e tyre apo mbështetje alternative. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe të ardhmen e familjeve të tyre, duke theksuar se janë lënë pa një plan të qartë për sistemim.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente institucionale dhe zgjidhje të menjëhershme për strehim, pasi situata në terren vazhdon të jetë e pasigurt dhe me rrezik të lartë për jetën e tyre.

Weelnes