Active 2
02LAJMI YT

Ankohet qytetari: Autobusët Prishtinë-Mitrovicë na e nxorrën flakën, brenda vështirë të marrësh frymë

Një qytetar nga Mitrovica është ankuar në lidhje me temperaturën brenda njërit prej autobusëve të linjës Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Siç thotë ky qytetar, temperatura brenda autobusit është aq e lartë krahasuar me atë jashtë, si dallimi i temperaturës në verë dhe dimër, gjë që mund të bëhet shkak që qytetarët të fitojnë ftohje kur të dalin nga autobusi.

Active 1

Siç potencon qytetari që ka dërguar fotografinë e temperaturës reale brenda dhe jashtë autobusit, brenda këtij mjeti transportues për shkak të temperaturës së lartë po djersen dhe po e kanë të vështirë edhe të marrin frymë.

Ai ka apeluar që autobusët të përdorin sistemin e klimës në mënyrë që udhëtimi të bëhet më i durueshëm./Mitropol/

Premium Store