Dukato 2
02LAJME

Ankohet qytetarja mitrovicase: Çmimi i bukës prej 0.50 centësh i papërballueshëm, ku është Albin Kurti

Çmimi i bukës ka pësuar rritje mjaftë të madhe brenda pak javësh në Republikën e Kosovës, shkruan Mitropol.

Derisa dikur një bukë kushtonte nga 0.25 deri në 0.35 cent, tashmë çmimi i saj është rritur në 0.50 cent.

Active 1

E një qytetare mitrovicase është ankuar për këtë çmim, duke theksuar se është i papërballueshëm.

“Dikur me 0.50 cent i ke marrë dy bukë, e besa e ke shty krejt ditën me to, sot me 0.50 cent e merr një bukë, e cila nuk të del as për mëngjes”, tha qytetarja.

Ajo është ankuar në redaksinë e Mitropol, ku ndër të tjera ka pyetur edhe ku është Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, i cili sipas qytetarës duhet të ndërhyjë në këto parregullësi.

“Ku është Albin Kurti, ai thojke që kur vjen ka mu përmirësu gjendja ekonomike, rastin e ka me ndërhy, se me ky çmim është i papërballueshëm për skamnorët”, shtoi ajo.

Kujtojmë se përveç bukës në Kosovë janë rritur çmimet edhe të produkteve tjera. /Mitropol/

Pellini