Ankohet taksisti mitrovicas: Polici erdhi dhe na ofendoi që t’ia lirojmë rrugën për parkim aty ku ndalohet

Një taksist mitrovicas ka paraqitur ankesën e tij në adresë të Mitropol duke treguar se pjesëtari i Policisë së Kosovës i ofendoi ata duke kërkua që t’ia lirojnë parkingun në një vend ku ndalohet parkimi.
Sipas taksistit, polici në fjalë kishte sjellje arrogante, madje siç thotë ai i njejti ka sjellje shumë të këqija edhe me qytetarë.
Ditë më parë EULEX mori vendim që t’ua ndalonte zyrtarëve të vet përdorimin e makinave të punës jashtë orarit për shkak të parkimit të parregullt nga një pjesëtar i misionit, videoja e të cilit u bë virale në Kosovë./Mitropol/








