KFC
KOSOVËLAJME

ARBK hap zyrat për herë të parë në Zubin Potok dhe Zveçan

Përmes një njoftimi publik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se pas interesimit të lartë dhe regjistrimit të mbi 30 bizneseve vetëm për pak javë, në komunat Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, është nënshkruar marrëveshja për hapjen e zyrave të Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) edhe me komunat Zubin Potok dhe Zveçan.

TEB

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari priti në takim kryetarët e komunave Zubin Potok dhe Zveçan, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci me të cilët bisedoi për progresin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto komuna duke shqyrtuar mundësitë për mbështetje ndaj bizneseve që operojnë atje.

TEB

Me këtë rast u nënshkruan edhe marrëveshjet ndërmjet ARBK-së dhe komunave Zubin Potok e Zveçan, nga drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti dhe kryetarët Izmir Zeqiri e Ilir Peci.

TEB