Medi
02KOSOVËLAJMESPORT

Arbnor Muja target i një klubi nga Polonia, Fc Drita kërkon më shumë se gjysmë milioni për ta lënë të lirë mitrovicasin  

Mitrovicasi Arbnor Muja është futur në shënjestrën e klubeve evropiane të cilat bëjnë gara në ligat më të mira të kontinentit të vjetër, shkruan Mitropol.

Ky interesim për Arbnor Mujën vjen pas shkëlqimi të tij në garat evropiane, teksa klubi që është i interesuar të marr shërbimet e Mujës është klubi futbollistik Gornik Zabrze që garon në superligën polake.

Weelnes

 

Në kërkesën që Drejtori Sportiv i klubit polak i ka dërguar Fc Dritës, kërkohet të dihen kushtet për transferimin e Mujës, teksa Fc Drita ka kërkuar plotë 650 mijë euro dhe 20% nga shitja e ardhshme për ta shkëputur kontratën me mitrovicasin Muja.

 

 

Sipas redaksisë së sportit të RTV Dukagjini bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, teksa Muja pritet ta bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

Premium Store