Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshime për përfshirje në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, në maj të vitit 2023 në Zveçan.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar mbrëmë për gazetën Nacionale se personi i dyshuar është duke u intervistuar.
“Rreth orës 19:00 është arrestuar L.D., i njëjti dyshohet për involvim në ngjarjet e majit 2023. Janë 93 pjesëtarë të KFOR-it që kanë qenë të lënduar në protestat e dhunshme. I dyshuari është duke u intervistuar në Stacionin Policor në Jug. Pas intervistimit pritet vendimi i prokurorit. Ai është arrestuar në Bistricë (Zveçan)”, tha Elshani.