
Kryetari i rinisë dhe në kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Arian Tahiri do jetë bartës i listës së asambleistëve të kësaj partie në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Mitropol.
Burime të Mitropol brenda partisë bëjnë të ditur se lista e PDK-së për Mitrovicë përbëhet kryesisht nga emra të rinj shumica e të cilëve s’kanë qenë pjesë e listave për asamble më parë.
Mosha mesatare e kandidatëve të kësaj partie varion nga 25-28 vjeç.
PDK përmes reformimit dhe pas konfirmimit të kandidaturës së Bedri Hamzës po shpreson në fitore të zgjedhjeve në Mitrovicë./Mitropol/







