Arian Tahiri e Ferdi Kadriu takojnë qytetarët në Vërrnicë, u premtojnë mbështetje edhe më shumë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri bashkë me kandidatin për Asamble Komunale me numër 17 në listë, Ferdi Kadriu, i cili njëherit është drejtor i Bujqësisë kanë takuar banorët e Vërrnicës.
“Infrastruktura, bujqësia dhe përkujdesja ndaj të moshuarve ishin shqetësimet kryesore që ndava me banorët e kësaj ane.”, tha Tahiri.
Ai premtoi se Vërrnica do të përfitojë më shumë mbështetje, sepse e meriton.
#PDK191
#Ferdi17







