
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot së bashku me kandidatin për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së, Ferdi Kadriu i cili mban numrin 17, kanë vizituar Shoqatën e Folklorit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se si kryetar do të jetë përkrah folkloristëve dhe do të sigurohet që kjo trashëgimi ta ketë mbështetjen e duhur.
Postimi i plotë:
Një vizitë në Shoqatën e Folklorit të Mitrovicës, mes atyre që me përkushtim ruajnë traditën dhe folklorin. Mitrovica është edhe qytet i këngëve që tregojnë historinë tonë. Si kryetar, do të jem përkrah tyre dhe do të sigurohem që kjo trashëgimi ta ketë mbështetjen e duhur.
#PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice








