Arian Tahiri fton qytetarët ta ndjekin në dy paraqitjet e fundit televizive si pjesë e fushatës

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka ftuar qytetarët që ta ndjekin në dy emisionet e sontme, shkruan Mitropol.
Tahiri do të jetë i pranishëm në emisionin “Click” në RTV 21, nga ora 19:30, si dhe në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, nga ora 21:30.
“Këto janë paraqitjet e mia të fundit televizive si pjesë e kësaj fushate të bukur, me plot energji e bashkëpunim me ju.
Nesër është dita jonë. Nesër është dita e qytetarëve të Mitrovicës.”, tha Tahiri.








