Premium Store
02LAJME

Arian Tahiri: Gjithmonë për të rinjtë, gjithmonë për Mitrovicën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka ndarë një shembull frymëzues të një të riu mitrovicas që po arrin të bëjë ndryshim përmes inovacionit dhe përkushtimit.

Ai ka treguar historinë e Vullnet Jakupit, një të riu që falë mbështetjes së Komunës së Mitrovicës ka hapur një biznes modern për shërbime digjitale, duke dëshmuar se vizioni dhe vullneti i të rinjve mund të ndërtojnë një të ardhme ndryshe për qytetin.

Weelnes

“Një ide. Një mundësi. Një i ri që nuk ndalet. Vullnet Jakupi ka arritur ta krijojë një biznes jashtëzakonisht të mirë për shërbime digjitale falë grantit që ka përfituar nga Komuna e Mitrovicës,” ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se të rinjtë do të jenë gjithmonë prioriteti i tij, duke u zotuar se dera e zyrës së kryetarit do të jetë përherë e hapur për idetë dhe iniciativat e tyre.

“Dera e zyrës sime si Kryetar i Mitrovicës do të jetë gjithmonë e hapur për të rinjtë tanë dhe përkrahja asnjëherë nuk do të mungojë,” ka deklaruar kandidati i PDK-së.

Tahiri ka theksuar se Mitrovica ka potencial të madh rinor dhe se vetëm duke mbështetur gjeneratat e reja në biznes, kulturë, sport dhe inovacion mund të sigurohet zhvillimi i qytetit. Për të, suksesi i të rinjve është suksesi i gjithë Mitrovicës.

“Gjithmonë për të rinjtë. Gjithmonë për ty, Mitrovicë!”, ka përfunduar ai, duke e kthyer këtë mesazh në një zotim për fushatën dhe për të ardhmen.

Ky shembull, sipas Tahirit, është dëshmia më e mirë se kur ka vizion dhe përkrahje institucionale, të rinjtë e Mitrovicës jo vetëm që nuk ndalen, por arrijnë të ndërtojnë histori suksesi që frymëzojnë edhe të tjerët.

Active