
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar takim me qytetarët e lagjes Iliridë, ku është zotuar për projekte që lidhen me mjedisin dhe infrastrukturën.
Tahiri tha se banorët e kësaj zone meritojnë një hapësirë të pastër, të ndriçuar dhe të rregulluar, duke theksuar se do të ketë investime të reja në gjelbërim, ndriçim publik dhe modernizim të infrastrukturës.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e liqenit të Iliridës, të cilin e cilësoi si një pasuri natyrore të qytetit. Sipas tij, ky liqen do të trajtohet me përkujdesje të veçantë, për t’u shndërruar në një hapësirë më atraktive për banorët e lagjeve përreth dhe për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
“Për ty gjithmonë, Mitrovicë!” ka përfunduar Tahiri, duke e lidhur këtë zotim me vizionin e tij për një qytet më të gjelbër, më të sigurt dhe më modern.








