Medi
02

Arian Tahiri mirëpritet në familjen e baca Sheremetit, një burrë i ndershëm dhe besimtar i devotshëm

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka zhvilluar një vizitë në familjen e baca Sheremet Maliqit, të cilin e ka cilësuar si një burrë të ndershëm dhe besimtar të devotshëm.

Sipas Tahirit, pritja e ngrohtë dhe mikpritja në këtë familje i kanë dhënë forcë dhe motivim shtesë në angazhimin e tij për të mirën e qytetit të Mitrovicës.

Medi

“Si kryetar i ardhshëm, do të punoj me përgjegjësi për çdo familje dhe qytetar në Mitrovicë”, është zotuar ai gjatë kësaj vizite.

Arian Tahiri vazhdon takimet me qytetarët dhe familjet mitrovicase, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës.

Active