Arian Tahiri: Mitrovica i jep mbështetje të fuqishme kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamzës!

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës ka thënë se si pjesë e gjeneratës së re të politikanëve në Mitrovicë, është krenar që sot mund ta mbështet kryetarin e tij, Bedri Hamzën, për kryetar të PDK-së.
“Po të mos ishte Bedri Hamza, sot PDK-ja në Mitrovicë nuk do të kishte kaq shumë të rinj, secili më i përgatitur se tjetri, pjesë aktive e politikëbërjes në qytetin tonë. Ai nuk ka krijuar vetëm një gjeneratë të re politikanësh, por ka hapur edhe një rrugë të re për ne.”, shkroi Tahiri.
Tahiri mes tjerash shprehi mirënjohjen e tij për mundësitë që Hamza ua ka dhënë për rritjen e tyre profesionale dhe politike.
“Mitrovica i jep mbështetje të fuqishme kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamzës!”, shkroi në fund Tahiri./Mitropol/








