Arian Tahiri nënshkruan marrëveshjen e koalicionit me kryetarin e partisë Kosova Demokratik Türk Partisi

Arian Tahiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për të, me Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës.
Koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në qytetin tonë.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për besimin dhe mbështetjen! Mitrovica është shtëpia jonë e përbashkët! 🤝








