Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Arian Tahiri pas vendimit të Supremes: Faleminderit të gjithëve që më keni dhënë mbështetje, besim dhe forcë në çdo hap

 

Kandidati i PDK-së për kryetar komune në Mitrovicë, Arian Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për refuzim të rivotimit në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Medi

Tahiri u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që e mbështetën atë në garën për kryetar komune.

Postimi i plotë:

Nga zemra, faleminderit të gjithëve që më keni dhënë mbështetje, besim dhe forcë në çdo hap.

Çdo fjalë, çdo shikim dhe çdo dorë e shtrirë më ka dhënë energji për të vazhduar më tej. Unë jam i vendosur të angazhohem me gjithçka që kam, me ideal, sinqeritet dhe përkushtim për një lidership të ri, të drejtë dhe të udhëhequr nga dashuria për qytetarët dhe për vendin tonë.

Mirënjohja ime është e pafund dhe rrugëtimi ynë vazhdon bashkë!

Weelnes