
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me qytetarë në lagjen Shipol.
Tahiri ka vizituar shtëpinë e familjes Sadiku, ku është pritur me mikpritje dhe mbështetje. Ai ka theksuar se çdo takim me qytetarë i jep më shumë besim në rrugën që ka zgjedhur për zhvillimin e Mitrovicës.
“Shipoli do të ketë më shumë investime, rrugë më të mira dhe më shumë mundësi për të rinjtë”, ka deklaruar Tahiri, duke falënderuar familjen Sadiku për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre.








