
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile. Në një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare, Tahiri theksoi se OJQ-të mund të krijojnë ura lidhëse mes komuniteteve dhe të nxisin zhvillimin e qytetit.
“Mitrovica ka nevojë për bashkëpunim, dhe shoqëria civile është një motor i ndryshimeve”, u shpreh ai, duke shtuar se ky dialog do të kontribuojë në projekte konkrete për qytetin.
Tahiri përfundoi postimin me sloganin e fushatës së tij: “Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”







