Arian Tahiri takon punëtorët shëndetësorë në Mitrovicë: Më shumë mjekë, më shumë barna dhe më shumë shërbime shtëpiake

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me punëtorët shëndetësorë, ku ka prezantuar vizionin e tij për shëndetësinë në qytet.
Tahiri ka theksuar se Mitrovica posedon Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më moderne në rajon, si dhe qendra të reja apo të renovuara në shumicën e fshatrave. Ai u zotua se në qeverisjen e tij do të ketë më shumë mjekë, më shumë barna dhe më pak pritje për qytetarët.
“Kujdesi shëndetësor do të jetë prioritet. Në qeverisjen time, mjekët do të vijnë edhe në shtëpitë e qytetarëve, duke siguruar shërbim për çdo banor të Mitrovicës – nga lindja deri në pleqëri, kudo që jeton”, është shprehur Tahiri








