
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka zhvilluar takim me të rinjt mitrovicas, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se prej tyre ka marrë pyetje të drejtpërdrejta dhe ide shumë të mira.
“Kjo është saktësisht ajo që na duhet për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, që ta forcojmë bashkimin tonë për Mitrovicën.
Ju inkurajoj të më shkruani edhe privatisht për çdo ide tuajën, e cila do të dëshironit të bëhej pjesë e programit tim.
E duam Mitrovicën, me punë e zemër!”, tha tutje ai.







