
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka vizituar biznesin “Kovaçica”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se ai angazhohet të krijoj kushtet e duhura për rritjen dhe fuqizimin e bizneseve në Mitrovicë, që kontribuojnë në ekonomi, krijojnë vende pune dhe ruajnë traditat tona.
Postimi i plotë:
Katër gjenerata përkushtim dhe punë e palodhur në “Kovaçica”, me traditë shumëvjeçare në përpunimin e drurit. Një vizitë që na bën krenarë për bizneset lokale. Unë angazhohem të krijoj kushtet e duhura për rritjen dhe fuqizimin e bizneseve në Mitrovicë, që kontribuojnë në ekonomi, krijojnë vende pune dhe ruajnë traditat tona.
#PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice








