Premium Store
02LAJME

Arian Tahiri viziton kompaninë “Interplast”: Do të krijojmë lidhje të reja mes të rinjve dhe bizneseve vendore

 

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot kompaninë mitrovicase “Interplast”, ku u shpreh i impresionuar me modelin e suksesshëm të menaxhimit modern.

Premium Store

“Sot u ndjeva jashtëzakonisht mirë mes njerëzve punëtorë dhe vizionarë në Interplast. Kjo është edhe një tjetër kompani mitrovicase me standarde të larta,” u shpreh Tahiri.

Ai tha se si kryetar i Komunës së Mitrovicës do të investojë në programe të reja për zhvillimin profesional të të rinjve dhe krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me bizneset vendore.

Koha