Arian Tahiri viziton punimet në urën e re për këmbësorë: Kompleton shetitoren e KEJ-it, do ta shijojmë në vjeshtë

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot punimet në urën e re për këmbësorë, e cila thotë se po ndërtohet në vendin ku dikur ndodhej ura e hekurt, e njohur për banorët si “vigu”.
Tahiri tha se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se ky projekt, i cili për vite kishte mbetur pezull për shkak të mungesës së fondeve, tashmë po bëhet realitet.
“Pas shumë kohësh që ky projekt i yni qëndroi në sirtar në mungesë fondesh, po bëhet realitet,” deklaroi ai.
Ura e re pritet të plotësojë shëtitoren përgjatë KEJ-it, e cila është rregulluar së fundmi. Sipas Tahirit, qytetarët do të mund ta shijojnë këtë hapësirë të re publike në vjeshtë.








